Kaq miliona euro për Muriqin

Futboll

Kaq miliona euro për Muriqin

Më: 6 mars 2020 Në ora: 11:30
Kaq miliona euro për Muriqin

Ofertat në drejtim të Vedat Muriqit nuk kanë të ndalur.

Është skuadra e Lazios që po përgatit ofertë për sulmuesin e Kosovës.

Drejtori sportiv Igli Tare, po punon për të forcuar ekipin, dhe rruga që çon drejt Olivr Giroud duket e vështirë, shkaku i konkurrencës së madhe.

Sipas asaj që raporton ‘Corriere dello Sport’, Lazio nuk dëshiron të braktisë pistën që dërgon drejt Vedat Muriqit.

Kartoni i Muriqit do t’i kushtonte Lazios 20 milionë euro, me lojtarin që këtë sezon te Fenerbahce ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat