Shehi: Skënderbeut ia dhuruam golat

Futboll

Shehi: Skënderbeut ia dhuruam golat

Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:15
Shehi: Skënderbeut ia dhuruam golat

Dy javë në pankinën e Kukësit nuk i kanë mjaftuar Orges Shehit që të shijojë fitoren e parë, madje për më tepër, rikthimi në Korçë rezultoi “i hidhur”, pasi skuadra u mposht me rezultatin 2-1 dhe tani e shikon veten plot 9 pikë larg kreut.

Tekniku durrsak, në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, deklaroi se skuadra vuajti gabimet në pasime dhe se tani është në një ngërç psikologjik, nga i cili duhet të dalë sa më shpejt.

Një sfidë e nisur me dy gabime, që më pas nuk arritët t’i rikuperonit…
Falëm topa dhe kjo është për të ardhur keq. U ndëshkuam nga ato nga topat që falëm, pasi ishin gola të evitueshëm, më pas tentuam me të gjitha forcat, por nuk ia dolëm. Sigurisht, meritonim të merrnim pak më shumë, pasi pësuam gola të evitueshëm.

Besoni ende te titulli?
Tani të kthehemi te fitorja. Kur nuk fiton, je në krizë besimi. Tani lojtarët janë të ngarkuar, ndaj objektivi është fitorja e ndeshjes së radhës.

Çfarë mendoni se ndikoi te humbja sot?
Musolli nuk është stërvitur plotësisht, por na u desh ta kishim në fushë, sepse alternativat i kemi të cunguara. Në pjesën e parë, Abazaj nuk ishte në pozicionin natyral. Do të doja të kisha më shumë futbollistë në formacion. Shkurtaj është pika jonë e referimit, ndërsa alternativat janë të pakta.

Gjici tha se pa titullin nuk do të ketë konfirmim tuajin në postin e trajnerit…
Personalisht respektoj deklaratën e tij, pasi presidenti ka të drejtën ekskluzive për këtë vendim. Titulli është akoma objektiv i skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat