Kur do mbyllen kampionatet në Shqipëri...

Futboll

Kur do mbyllen kampionatet në Shqipëri...

Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:18
Duka

Qeveria europiane e futbollit, UEFA, thirri sot në mesditë një video-konferencë përmes internetit me të gjitha federatat anëtare.

Ky takim i jashtëzakonshëm u zhvillua në një situatë aspak normale për shumë vende europiane dhe më gjerë, nga përhapja e virusit COVID-19, ndërkohë që u vendos që të gjitha kampionatet përfshi edhe ato shqiptare, do të përfundojnë në datën 30 qershor.

VENDIMI I UEFA-s për kampionatet e pezulluara:

“Gjetja e një zgjidhjeje dhe adaptimi të mundshëm për kualifikueset e kompeticioneve të UEFA-s për klubet për sezonin 2020/21 pas përfundimit të ligave dhe sezonit European më 30 qershor të këtij viti”.

Ky vendim u mbështet edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili deklaroi: “Unë uroj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të kthehemi në jetën normale e të shijojmë futbollin. Situata duhet të ndiqet hap pas hapi, dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Mbështes plotësisht propozimet e sotme ,dhe do të bëjmë maksimumin për t’i realizuar ato” tha Duka.

Në këto kushte, kampionatet në vendin tonë, duke filluar nga Kategoria Superiore, ndeshja “play-out” mes vendit të tetë dhe fituesit së “play-off” mes vendeve të dyta të Kategorisë së Parë, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, Kategoria e Tretë, moshat U-15, U-17 dhe U-19, si dhe futbolli i femrave, duhet të kenë dhënë verdiktet deri më 30 qershor.

FSHF pritet të dalë me një komunikatë zyrtare në orët në vijim për të vendosur edhe datat e rinisjes së Superiores dhe kampionateve të tjera. Vetë presidenti Duka paralajmëroi për “Panorama Sport”, se Superiorja mund të luajë të gjitha javët e mbetura (10) në muajin qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat