VV-ja e Interit s’është në planet e Contes | Vecino e Valero bëjnë gati valixhet

Futboll

VV-ja e Interit s’është në planet e Contes | Vecino e Valero bëjnë gati valixhet

Më: 17 mars 2020 Në ora: 18:06
Inter

Ishin dy të padiskutueshmit e formacionit të Spalletit, që nga ardhja në pankinë e italianit.

Megjithatë, italiani tjetër, Antonio Conte duket se nuk i llogaritë për planet e tij të së ardhmes.

Spanjolli Valero tashmë ka arritur ndoshta moshën ku nuk mund ta dhurojë 100%-shin, ndërsa në anën tjetër, uruguaiani Vecino pritet të largohet, për të fituar sadopak nga shitja e tij, e pastaj ato para të investohen në emrat që pëlqehen nga ish-tekniku italian.

Ajo që është e rëndësishme të ceket, Valeros i skadon kontrata në Qershor, ndërsa drejtuesit zikaltër tashmë ia kanë bërë me dije lojtarit se nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë atë.

Gjithsesi, zhvillime të reja pritet të ndodhin në kampin neroazzur nga “Meazza”, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat verën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat