PSG-ja e ka gati trajnerin e ri

Futboll

PSG-ja e ka gati trajnerin e ri

Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:46
Tuchel

PSG-ja e ka gati trajnerin e ri.

Drejtori Sportiv i PSG-së, Leonardo ka nisur kontaktet me trajnerin italian, Masimiliano Alegri për ta sjellë në Paris sezonin e ardhshëm, raporton portali “Foot Mercato”.

Trajneri aktual Tomas Tuhel është gjithnjë e më larg PSG-së, pavarësisht se Kampionatin Francez e ka në dorë tashmë dhe pavarësisht kualifikimit në çerekfinale të Champions League.

Braziliani Leonardo i mori frerët e PSG-së përsëri verën e kaluar, kur dhe nuk rrezikoi të ndryshonte trajner menjëherë, ama tani ka ardhur koha të ketë në ekip një trajner të zgjedhur nga vetë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat