Klubi katalan do të mund të kursente shifra të majme

Futboll

Klubi katalan do të mund të kursente shifra të majme

Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:49
Klubi katalan do të mund të kursente shifra të majme

Ndërprerja e futbollit për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit u ka shkaktuar dëme të shumat ekonomike klubeve të futbollit, që së fundi po mendojnë si të “digjen” sa më pak dhe një ide është ajo e ndërprerjes së pagave për kohën që futbollistët nuk luajnë.

Së fundi, sipas mediave katalane, edhe në klubin e Barcelonës po mendojnë që të mos paguajnë lojtarët për periudhën që ata nuk do të jenë në aktivitet, që llogaritet rreth një muaj, nëse rinisja e stërvitjes do të bëhet në afatet e parashikuara.

Natyrisht që nëse gjithçka miratohet, atëherë klubi katalan do të mund të kursente shifra të majme, pasi për disa prej futbollistëve paguhen shifra rreth 1 milionë euro në muaj, ndërsa Lionel Messi merr shumë më tepër se kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat