Maradona tregon skuadrën

Futboll

Maradona tregon skuadrën

Më: 22 mars 2020 Në ora: 14:25
Maradona tregon skuadrën

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona ka thurur elozhe për skuadrën e Liverpool-it dhe trajnerin e tyre, Jurgen Klopp.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Napolit shprehet se e pëlqen atë që Klopp përçon te të tjerët si dhe Liverpoolin tani e ka ekipin e tij të preferuar anglez.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit tani është një tifoz i Kloppit, të cilin e ka emëruar si menaxherin i tij të preferuar të futbollit.

"Unë e dua atë që ai përçon, lloji që më jep vetëbesim", ka thënë fillimisht Maradona.

"Më parë në Dortmund dhe tani në Premier League. Klopp është gjithmonë duke shkuar përpara".

Legjenda argjentinase po luan në filmin ‘Maradona në Meksikë’ një dokumentar në Netflix që paraqet kohën e futbollit në "Culiacan, zemra e Sinaloa Cartel, për të shpëtuar ekipin vendas, Dorados".

"Tani e kam bërë Liverpoolin ekipin tim të preferuar anglez".

"Ata treguan se futbolli është sporti më i bukur nga të gjithë", përfundoi legjenda e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat