Doli në rrugët e Tiranës me xhupin e Juventusit, Edi Rama bëhet viral - Bota Sot
Doli në rrugët e Tiranës me xhupin e Juventusit, Edi Rama bëhet viral

Futboll

Doli në rrugët e Tiranës me xhupin e Juventusit, Edi Rama bëhet viral

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:25
Doli në rrugët e Tiranës me xhupin e Juventusit, Edi Rama bëhet viral

Edi Rama doli ditën e djeshme në disa prej rrugëve të Tiranës, për të ndërgjegjësuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi për shkak të Koronavirusit.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë fakti se kryeministri i Shqipërisë mbante të veshur një xhup të Juventusit, pasi siç dihet nga të gjithë ai është një tifoz i bardhezinjve.

Mirëpo fotot e Ramës në rrugët e Tiranës me xhupin e “Zonjës së Vjetër”, janë bërë virale në internet, ose më saktë nga tifozët juventin.

Në një prej faqes së tifozëve bardhezi në Itali, janë shpërndarë fotot e Edi Ramës, teksa shoqërohen me shkrimin: “Kryeministri shqiptar Edi Rama përballet me emergjencën e koronavirusit me xhupin e Juventusit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat