Nuk jemi të gjithë Ronaldo

Futboll

Nuk jemi të gjithë Ronaldo

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:09
Nuk jemi të gjithë Ronaldo

Në kohën kur e gjithë bota flet për shkurtimin e mundshëm të pagave të lojtarëve (në Bundesliga e në Ligue 1 shumë skuadra e kanë bërë tashmë), nga Cittadella vjen menjëherë kundërshtimi për hipotezën e menduar nga Lega Calcio.

“Nuk jemi të gjithë Cristiano Ronaldo” ka deklaruar portieri i klubit të Cittadellas, Alberto Paleari.

“Nëse do të bëhej fjalë për të vonuar pagat për një muaj e pastaj të marrim dy muajin pasardhës, do thosha po pa probleme. Por nëse po flasim për të ulur rrogën atëherë me gjithë ndershmëri do të thosha jo”.

Nuk jemi si Cristiano Ronaldo, që nëse i heqin dy muaj rrogë nuk është se futet në vështirësi. Po na i hoqën ne, troket pronari i shtëpisë e kërkon qeranë. Mendoj se duhen dy pesha e dy masa”, deklaroi numri një i portës së Cittadellas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat