Vllaznia në hall të madh

Futboll

Vllaznia në hall të madh

Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:56
Vllaznia në hall të madh

Vllaznia vazhdon të mbetet në situatën e pazakontë, për administrimin ku ndodhet, teksa kontrollohet ende nga Bashkia. Një lojë e cila vazhdon prej kohësh, por topi asnjëherë nuk duket se ku është, pasi kalon sa në njërin krahë dhe në tjetrin.

Sërish rrogat mbeten të bllokuara së bashku me buxhetin, ndërsa lojtarët janë ata që e pësojnë më së shumti në këtë situatë. Ndërkohë që tifozët prisnin Europën, duhet të merren edhe me procedurat që nuk po gjejnë kurrë zgjidhje. Këtë herë është kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, e cila nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, ia ka kaluar përgjegjësinë direkt Bashkisë që po manipulon dhe kalon përgjegjsinë për arsye politike. /Sport Ekspres/

Reagimi i fundit

Në cilësinë e kryetares së Këshillit Bashkiak Shkodër dhe si përfaqësuese e vullnetit të tij e ndjej të domosdoshme të sqaroj publikisht qytetarët e Shkodrës dhe punonjësit e KF Vllaznia sh.a në lidhje me shqetësimin e ngritur nga Bashkia Shkodër për pagesat e palikuiduara të punonjësve të këtij klubi sportiv.

Fillimisht më duhet të theksoj që Këshilli Bashkiak Shkodër vazhdon të ndjekë me përgjegjshmëri maksimale situatën, shqetësimet dhe problematikat e gjeneruara si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe sigurisht të ndjekë dhe të marrë në konsideratë edhe ushtrimin dhe vijimësinë e aktivitetit të tij.

Asamblea e KF Vllaznia sh.a kishte planifikuar për të zhvilluar mbledhjen e saj të rradhës me datën 10.03.2020 pas një mbledhje të parealizuar me datën 05.03.2020, në të cilën kishte si rend dite:

1?? Miratimin e projekt/vendimit “Për miratimin e buxhetit të shoqërisëpër vitin 2020

2?? Disa shtesa të rendit të ditës të propozuar nga anëtarët e Asamblesë.

Mbledhje e cila nuk u zhvillua për shkak të VKM që anullonte cdo veprimtari ose tubim duke përfshirë këtu edhe mbledhjet e organeve kolegjiale, në menyrë që të pengohej përhapja e pandemisë së Covid-19.

Duke iu rikthyer shqetësimit në fjalë duhet të themi se problemet e K.F Vllaznia janë tërësisht organizative.

Duhet që kryetarja e bashkisë / Asambleja e mëparshme(fraksioni përjashtues vjen për shkak të vakumit ligjor) të kishte zgjedhur Këshillin Mbikqyrës që në Dhjetor të 2018, gjë të cilën nuk e ka bërë.

Ne si Asamble aksionerësh na lind e drejta ligjore të mos pranojmë të na sillet për diskutim një buxhet i cili më parë nuk ka kaluar në një shqyrtim të Këshillit Mbikqyrës.

?? Buxheti i planifikuar për KF Vllaznia sh.a në Buxhetin 2020 të Bashkisë është në vlerën 40 milion lekë.

?? Ndërsa buxheti i sh.a që miratohet nga Asamblea e aksionerëve përfshin edhe zëra të tjerë të ardhurash dhe mbi të gjitha, ka pasoja kontraktuale që janë përtej përgjegjësive tona dhe janë marrëdhënie që nxjerrin penalitete të rënda ekonomike dhe morale për shoqërinë në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat