Gjiganti evropian interesohet për Mustafin

Futboll

Gjiganti evropian interesohet për Mustafin

Më: 30 mars 2020 Në ora: 16:11
Shkodran Mustafi

Milani është duke u interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, bën të ditur “Calciomercato.com”.

Mustafi po pritet të largohet nga Arsenali këtë verë. Mustafi pati vështirësi të mëdha këtë stinor, ku u aktivizua shumë pak.

Por, në xhirot e fundit, para se stinori në Angli të pezullohej shkaku i koronavirusit, ai nisi të aktivizohej dhe u lavdërua për paraqitjet.

Te aktivizimi erdhi pasi Arsenali ndërroi trajnerin, duke emëruar në krye Mikel Artetan.

Mustafi 27-vjeçar në total këtë stinor i ka luajtur 18 ndeshje, prej tyre vetëm tetë në Premier League.

Kontrata e tij me Arsenalin skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Klubi i njohur italian AC Milan, po kërkon një përforcim në mbrojtje dhe e sheh Mustafin si përforcim ideal.

Mustafi ka përvojë në kampionatin italian, pasi më herët ka luajtur për Sampdorian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat