Tevez me ide interesante

Futboll

Tevez me ide interesante

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:32
Tevez me ide interesante

Emergjenca e koronavirus ka mbërritur edhe në Argjentinë, ku mes personave që po qëndron i izoluar në shtëpi, është edhe ish sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez. Futbollisti në fillim të marsi festoi titullin kampion me Boca Juniors dhe tashmë ka kaluar nga gëzimi për arritjen e këtij suksesi, tek trishtimi i këtyre ditëve.

Në një intervistë të dhënë për mediat argjentinase, Tevez u shpreh se kishte planifikuar të festonte 15-vjetorin e vajzës, por diçka të tillë e ka shtyre për më vonë, teksa u ka bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi.

“Kishim planifikuar festën e 15-vjetorit të vajzës time, por me situatën e krijuar, e kemi shtyrë për në një tjetër moment. Situata është e vështirë, ndaj duhet të bëjmë kujdes e të qëndrojmë brenda, për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të të tjerëve”, deklaroi Tevez.

Përsa i përket diskutimit nëse futbollistët duhet të pranojnë uljen e pagave apo jo, sulmuesi argjentinas ishte i prerë në përgjigjen e tij. Sipas Tevez, futbollistët mund të rrinë edhe një vit pa përfituar asnjë qindarkë, pasi lojtarët momentalisht nuk janë tek ajo kategori njerëzish që detyrohen të dalin herët në mëngjes nga shtëpia për t’u shërbyer njerëzve.

“Është bukur kur futbollistët vendosin vetë të heqin dorë nga disa paga, për t’u solidarizuar me situatën. Për të thënë të vërtetën, një futbollist profesionist mund të rrijë edhe një vit pa përfituar asnjë qindarkë, ndaj jam pro ndërprerjes së pagave për këto muaj pa aktivitet”, u shpreh sulmuesi argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat