Policia arreston tifozët

Futboll

Policia arreston tifozët

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:39
Policia arreston tifozët

13 tifozë të skuadrës kolumbiane të Indipendent Medelin, janë përballur me një situatë të pazakontë, për shkak të Koronavirusit.

Tifozët kishin udhëtuar nga Klumbia në drejtim të Argjentinës, për të mbështetur skuadrën e tyre, për ndeshjen me Boka Zhuniors në 11 mars.

Megjithatë pas kësaj shpërtheu Koronavirusi dhe Argjentina mbylli të gjitha kufijtë.

Kjo bëri që tifozët kolumbianë të mbeten në këtë vend, duke e pasur të pamundur të kalojnë në shtetin e tyre. Pasi qëndruan 2 javë në karantinë, tifozët u përpoqën të largohen, duke tentuar të kalojnë në shtetin e tyre, por u kapën nga policia e Bolivisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat