Te Reali janë të bindur

Futboll

Te Reali janë të bindur

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:53
Te Reali janë të bindur

Bordi i Real Madridit është i sigurt që në verë mund të transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Vetëm pas disa muajve në fanellën e “Verdhëzinjëve”, norvegjezi ka arritur të bëjë mjaftueshëm për të fituar vëmendjen e “Galaktikëve” sidomos presidentit, Florentino Perez.

Sipas Okdiario, Perez e sheh Haaland si zëvendësuesi adekuat për qendërsulmuesin, Karim Benzema që më shumë mundësi do largohet vitin e ardhshëm.

Janë tre faktorë kryesorë që kanë bërë “Los Blancos” të kenë besimin se do e transferojnë Haaland gjatë verës.

Se pari, Reali planifikon ta rikthejë nga huazimi Martin Odegaard dhe kjo mund t’i ndihmojë Haaland të përshtatet në Madrid sepse është bashkëlojtar me Odeegard te Kombëtarja e Norvegjisë.

Pastaj lidhja e mirë e Haaland me Achraf Hakimin, ky i fundit do rikthehet në “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit dhe mund të jetë ndihmë e madhe për klubin spanjoll.

Ndërsa në fund ekziston lidhja e fortë mes dy klubeve dhe kjo do iu ndihmojë që negociatat të nisin pa ndonjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat