Reali i Madridit ka dy probleme 

Futboll

Reali i Madridit ka dy probleme 

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:19
Reali i Madridit ka dy probleme 

Reali i Madridit ka dy probleme që duhet t’i zgjidhë  gjatë merkatos verore: James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Të dy duket se kanë humbur besimin e klubit dhe të trajnerit Zidane, por edhe të tifozëve. James  e dëshiron vetë largimin nga “Los Blancos”, ndërsa situata e uellsianit dihet tashmë.

Për kolumbianin kanë shfaqur interes klube të ndryshme, mes tyre Juventusi dhe Manchester  United. Kontrata e James Rodriguez përfundon vitin e ardhshëm dhe vlera e kartonit të tij shkon 40 milionë euro. Kolumbiani numëron vetëm 680 minuta me Realin këtë sezon, 1 gol të shënuar dhe 2 asiste.

Pak a shumë e njëjta panoramë paraqitet edhe për Gareth Bale. Madje vetëm pak muaj më parë trajneri i “Los Blancos” nuk nguroi të shprehej hapur se, sa më shpejt të largohej uellsiani, aq më mirë do ishte, por situata më pas mori një tjetër drejtim. Gjithsesi, tashmë duket se nuk ka më kthim pas, Bale gjithashtu do t’i japë lamtumirën madrilenëve.

Por lojtari mendon ndryshe, ai kërkon të qëndrojë (përfiton page faraonike), edhe pse të paktë janë ata që e duan një gjë të tillë. Vetëm një ofertë e kënaqshme mund ta bëjë Bale të ndërrojë mendim, pasi në të kundërt  Reali do ta ketë të vështirë të lirohet prej tij.

Uellsiani përfiton plot 14.5 milionë euro në sezon, pra është një problem për klubin, duke patur parasysh rendimentin e ulët të sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat