Befasi tek Arsenali

Futboll

Befasi tek Arsenali

Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:45
Befasi tek Arsenali

Klubet e futbollit kanë nisur të ndjejnë krizën financiare pasi tashmë kanë më shumë se një muaj që nuk kanë aktivitet. Koronavirusi ka shkaktuar dëme në bilance, ndaj klubet kanë menduar si zgjidhjen më të mirë për të paguar të gjithë punonjësit e tyre normalisht, shkurtimin e pagës së futbollistëve.

Deri më tani këtë shembull e kanë ndjekur, Juventusi, Barcelona e Sauthhempton. Por, jo të gjithë bien dakord me këtë metodë. Rasti i fundit vjen nga Premier League, teksa futbollistët e Arsenal kanë refuzuar një shkurtim të pagës së tyre me 12.5 për qind për 12 muajt në vazhdim.

Edhe pse kanë pasur një klauzolë, e cila sqaronte se nëse futbollistët rinovonin apo shiteshin, do të paguheshin plotësisht pa iu mbajtur asgjë nga llogaria, sërish nuk janë treguar mirëkuptues në këtë situatë.

Megjithatë, drejtuesit londinezë do të vazhdojnë negociatat me lojtarët duke qenë se vështirë të gjendet një tjetër zgjidhje në këto kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat