Giroud arrin marrëveshje me skuadrën e madhe italiane

Futboll

Giroud arrin marrëveshje me skuadrën e madhe italiane

Më: 21 prill 2020 Në ora: 12:14
Olivier Giroud

Olivier Giroud thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin.

Olivier Giroud thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për të kaluar në verë si lojtar i lirë nga Chelsea.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kohë që lidhet me një kalim te skuadra nga Serie A dhe duket se këtë gjë do ta kompletojë me të përfunduar ky edicion.

Kontrata aktuale e Giroud përfundon më 30 qershor dhe me 1 korrik pritet që ai të zbarkojë në Milano, por e gjitha do të varet nga situata me coronavirus.

Interi ishte shumë afër të transferonte fituesin e Kupës së Botës në afatin kalimtar të janarit, mirëpo lëndimi i Tammy Abrahamit i ndryshoi gjërat.

Frank Lampard nuk e lejoi largimin e tij dhe e mbajti atë në skuadër, por jo edhe për shumë gjatë.

Giroud ka bërë të ditur se ai ishte i hapur për t’u ribashkuar me Antonio Conten, e që këtë gjë duket se do ta bëjë në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat