UEFA reagon pas raportimeve se OBSH-së

Futboll

UEFA reagon pas raportimeve se OBSH-së

Më: 22 prill 2020 Në ora: 12:57
UEFA reagon pas raportimeve se OBSH-së

Zërat se OBSH ka urdhëruar të ndalohet futbolli deri vitin tjetër janë hedhur poshtë nga UEFA.

“UEFA pranoi një kërkesë për të pezulluar sportin deri në vitin 2021 nga OBSH”, shkruajti e përditshmja italiane La Repubblica të martën.

Raporti, i cili citon revistën braziliane Veja, pretendon se iu tha UEFA-së të merrte masa për të parandaluar një valë të dytë të Covid-19 në një takim të komitetit ekzekutiv që zgjati më shumë se dy orë të enjten e kaluar.

Pezullimi i futbollit për atë periudhë kohore do të shkaktonte çrregullime për këtë sezon, si dhe sezonin 2020/21.

Sidoqoftë, UEFA ka mohuar pretendimet se ishte kërkuar të ndalonte sportin deri në vitin e ardhshëm nga OBSH, sipas The Independent.

“Kjo nuk qëndron, pasi nuk është e saktë. OBSH kurrë nuk ka rekomanduar që futbolli të mos luhet deri më 2021”, ka thënë për Independent zyrtari i UEFA-s.

Në fakt, UEFA raportohet se po vazhdon të bëjë plane se si sezoni 2019/20 mund të përfundojë pa rrezikuar shëndetin e askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat