Iniesta ka zbuluar betejën e tij me depresionin

Futboll

Iniesta ka zbuluar betejën e tij me depresionin

Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:07
Iniesta ka zbuluar betejën e tij me depresionin

Andres Iniesta ka zbuluar betejën e tij me depresionin pasi Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve.

Spanjolli u ndje shumë keq pasi shoku i tij Dani Jarque vdiq në vitin 2009. Ai thjesht “priti mbrëmjet” në mënyrë që të pushonte pasi të merrte ilaçe.

Në dokumentarin e tij ‘Heroi i papritur’ ai kujton kohën e tij më të errët.

“Unë arrita në pikën, veçanërisht në fillim, ku prisja që të vinin netët sepse mora ilaçe dhe mund të pushoja. Depresioni ishte aq keq, thjesht desha të pushoja”.

“Pata një kohë shumë të keqe. Njerëzit afër meje e dinë, kam pasur situata shumë të këqija. Në momentin kur vuani atëherë e kuptoni sa e vështirë është”, rrëfeu 35-vjeçari.

Mesfushori legjendar i skuadrës katalanase ngriti trofeun e Champions Leagues 4 herë, fitoi La Ligën 9 herë me Barcën, ndërsa fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me kombëtaren spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat