Nuk heq dorë

Futboll

Nuk heq dorë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:23
Nuk heq dorë

“Rifillimi është për mendimin tim i domosdoshëm. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet e vërteta dhe situatën e futbollit italian, por shumë flasin pa njohuri për fakte”.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk heq dorë dhe vazhdon betejën e tij për tu rikthyer në fushë. “Ne jemi një industri e madhe që prodhon të ardhura prej 1.2 miliardë ” tha ai në një intervistë për Tgr, shkruan Albeu.com, marrë nga SportMediaset.

“Futbolli ka një vlerë shumë të madhe shoqërore.

Duhet të jetë një arsye për të reflektuar në zgjedhjet që do të bëhen”.

Gjatë intervistës, numri një i Lazios nënvizoi edhe një nga nismat e solidaritetit të mbështetur nga Lazio, me vullnetarët e shtëpisë së familjes Sister Paola që shpërndajnë pako ushqimi për familjet në vështirësi në periferi të Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat