Interi nuk heq dorë nga Lautaro, Conte dhe Marotta me plan konkret

Futboll

Interi nuk heq dorë nga Lautaro, Conte dhe Marotta me plan konkret

Më: 29 prill 2020 Në ora: 19:01
Lautaro Martinez

Interi nuk ka hequr dorë ende nga sulmuesi Lautaro Martinez. Ekipi zikaltër synon që ta mbajë argjentinasin dhe pas verës. Trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë futbollistin dhe nuk do të heqë dorë prej tij. 

Ai shpreson që Barcelona të mos paguajë 111 milionë euro për kartonin e lojtarit, por diçka e tillë me shumë mundësi do të ndodhë. Klauzola e lirimit të lojtarit është pikërisht 111 milionë euro.

Conte dhe Beppe Marotta janë duke punuar me lojtarin që të mos pranojë një ofertë të tillë. Numri një i stolit është i dashuruar me futbollistin dhe i ka besuar sulmin e skuadrës 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat