Totti nuk ka dyshime: Do të bëja gjithçka që ta merrja

Futboll

Totti nuk ka dyshime: Do të bëja gjithçka që ta merrja

Më: 1 maj 2020 Në ora: 08:34
Francesco Totti

Gjatë një karantine të detyruar shumë ish-lojtarë i janë drejtuar rrjeteve sociale për të kujtuar kohët e vjetra dhe për të folur në lidhje me situatën aktuale të futbollit italian.

Francesco Totti, bashkë me Vieri-n, është një nga më aktivët në këtë aspekt. Ish-kapiteni i verdhekuqve ka patur të ftuar drejtuesin e njohur televiziv Paolo Bonolis këtë herë.

Duke folur për lojtarë të rinj dhe premtues, Totti ka pranuar se është magjepsur nga Sandro Tonali: “Për atë do të bëja gjithçka. Do të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë”, ka thënë Totti.

“Si Gerrad, De Rossi ose Lampard. Është edhe një përzierje mes Pirlo-s dhe Gattuso-s, ka gjithçka. Ka një ndryshim hapi të pabesueshëm, është i aftë teknikisht dhe me kokë, gjithmonë i kthjellët. Si në ndeshjet e rëndësishme, ashtu edhe në ato të lehtat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat