Plani i UEFA-s për përfundimin e Ligës së Kampionëve, ja kur luhet finalja

Futboll

Plani i UEFA-s për përfundimin e Ligës së Kampionëve, ja kur luhet finalja

Më: 6 maj 2020 Në ora: 09:30
Finalja do të caktohet më 29 gusht në Stamboll

UEFA po mendon edhe për përfundimin e kompeticioneve të saj, dhe jo vetëm të anëtarëve të saj.

Organizata më e madhe e futbollit evropian po përgatit një plan detajues për kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve.

Gara, e cila mbeti në gjysmë për shkak të pandemisë, mund të luhet në muajin gusht atëherë kur kampionatet mendohet të përfundojnë edicionin 2019/20.

UEFA po planifikon të luajë ndeshjet e mbetura të raundi të 1/16-ave më 8 dhe 9 gusht.

Qerekfinalet do të luhen nga 11 deri më 15 gusht, kurse gjysmëfinalet nga 18 deri më 22 gusht.

Finalja do të caktohet më 29 gusht në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat