Me ndeshjen Fortuna - Paderborn rikthehet Bundesliga

Futboll

Me ndeshjen Fortuna - Paderborn rikthehet Bundesliga

Më: 7 maj 2020 Në ora: 12:50
Me ndeshjen Fortuna – Paderborn rikthehet Bundesliga

Me ndeshjen Fortuna – Paderborn rikthehet Bundesliga!

Për dallim nga Anglia, Italia dhe Spanja, ku po negociohet se në cfarë kushtesh do të vazhdojnë kampionatet, në Gjermani kjo temë është mbyllur.

Siç njoftojnë mediat e atjeshme, Bundesliga vazhdon për më shumë se një javë, pra me 15 maj. Mësohet edhe ndeshje e parë që do të shënoj ristartin e sezonit, dhe ajo është mes Fortuna Diseldorf dhe Paderborn.

Të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë. Një ditë më vonë do të luhet derbi Dortmund-Schalke 04. Pas 25 javësh të luajtura, Bayern është i pari me 55 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmund. Me 15 maj pritet të nis edhe Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat