Konkurrencë e madhe

Futboll

Konkurrencë e madhe

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:44
Konkurrencë e madhe

Brenda një harku kohorë shumë të shkurtër, Marash Kumbulla, nga një i panjohur është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi janë futur pjesa më e madhe e klubeve në Serie A, Inter, Napoli, Fiorentina e Lacio por fama e tij ka kaluar kufijtë e Italisë.

Sipas “Mirror”, Arsenal gjithashtu po ndjek me interes situatën e futbollistit shqiptar.

Arsenal i shtohet listës së ekipeve në Angli, përveç Çelsi dhe Junajtid, që janë të gatshme të paraqesin në dyert e Verona një ofertë konkrete. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, “topçinjve” do ti duhen afro 30 milion euro për të paguar kartonin e Kumbullës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat