The Sun zbulon formacionin e frikshëm të Real-it për sezonin e ardhshëm

Futboll

The Sun zbulon formacionin e frikshëm të Real-it për sezonin e ardhshëm

Më: 22 maj 2020 Në ora: 08:21
Zinedine Zidane , Florentino Perez

The Sun ka imagjinuar fromacionin titullar të Real Madrid për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë futbollistët që Los Blancos po kërkojnë të blejnë gjatë këtyre javëve.

Risitë janë në mesfushë, ku do të vinte Paul Pogba, fiksimi i Zidane dhe prej kohësh në shënjestër të klubit spanjoll. Por edhe sulmi do të ndryshonte shumë, duke parë se përveç Hazard, sipas së përditshmes angleze, mund të jenë edhe Haaland dhe Mbappe, dy super objektivat e Florentino Perez për ta bërë Real-in ekipin më të madh në botë.

Ky do të ishte formacioni i madrilenëve sezonin e ardhshëm, sipas The Sun: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Pogba; Mbappe, Haaland, Hazard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat