106 milionë dollarë, Vissel Kobe vendos rekord falë Iniesta-s

Futboll

106 milionë dollarë, Vissel Kobe vendos rekord falë Iniesta-s

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:03
Vissel Kove

Shifra rekord për Vissel Kove, skuadra që luan në kampionatin japonez. Merita? E Andres Iniesta-s.

Marrja e ish-mesfushorit të Barcelona-s ka qenë një bekim i vërtetë për klubin që ka arritur kuotën 106 milionë dollarë të ardhura në vitin financiar të mbyllur 31 marsin e kaluar.

Kurrë një skuadër e J-League nuk ka arkëtuar shifra  të tilla. Të ardhurat e Vissel Kobe në 2019-ën janë një rekord absolut dhe kanë kaluar të ardhurat e vitit paraardhës të mbyllur me 90 milionë dollarë.

Shtypi sportiv i vendit e ka përshkruar këtë rritje të të ardhurave si “efekti Iniesta”, marrja e të cilit nga klubi japonez ka rritur interesin e tifozëve dhe sponsorëve.

Përveçse është truri i skuadrës në fushën e lojës, Iniesta ka qenë edhe ylli më i çmuar i klubit për sa i takon marketingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat