Mediumi britanik: Si ndihmoi futbolli rebel në ruajtjen e identitetit të Kosovës gjatë luftës së ish Jugosllavisë?

Futboll

Mediumi britanik: Si ndihmoi futbolli rebel në ruajtjen e identitetit të Kosovës gjatë luftës së ish Jugosllavisë?

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:19
Mediumi britanik: Si ndihmoi futbolli rebel në ruajtjen e identitetit të Kosovës gjatë luftës së ish Jugosllavisë?

Prej viteve të ’80-a dhe gjatë luftërave në Jugosllavi identiteti shqiptaro-kosovar ishte shtypur nga autoritetet nacionaliste serbe. Por Kosova ishin etnikë dhe gjetën një mënyrë për të rezistuar përmes futbollit, shkruan revista britanike “GQ”.
Jugosllavia ishte një mishmash i identiteteve të ndryshme etnike që prej themelimit të saj pas Luftës së Parë Botërore e deri në ndarjen e dhunshme në fillimet e viteve të ’90-a.

Në mesin e atyre që ishin bërë bashkë nën një ombrellë artificiale të një federate ishin ata të Kosovës që flisnin shqip dhe – për pjesën e madhe të konfliktit ballkanik – shumica serbe që shtypte identitetin shqiptar.

Futbolli, si një prej mënyrave më të lehta dhe më të qarta për ta shprehur identitetin, ishte i ndaluar për shqiptarët nga qeveria serbe në të ’90-at: shpejt, vetëm serbët ishin të lejuar zyrtarisht të luanin në fushat e Kosovës.

Kjo derisa një ligë rivale kosovare u themelia nga opozita shqiptare. Në një pjesë të librit të tij të ri “Blood And Circuses: A Football Journey Through Europe’s Rebel Republics” (Gjakut dhe Cirqet: Një rrugëtim i futbollit përmes republikave evropiane rebele), Robert O’Connor shpjegon detajet e lojës nacionaliste së maces dhe të miut që e kishte kapluar ligën e re paralele, lojtarët e së cilës rrezikonin arrestimin ose më të keqen, duke luajtur futboll, shkruan “GQ”, transmeton “Zeri”. Stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj është i ftohtë, një vend i errët për të kaluar të shtunën.

Dy blloqe betoni shtrihen në secilën anë të fushës së ndyrë ngjyrë kafe, një me çati të hollë çeliku, tjetri i ekspozuar ndaj erës së ashpër.

Sot është një frymë e hershme pranvere në ajër, por ekziston diçka në skamjen e stadiumit që duket se i heq disa gradë. I ftohti ndihet në asht.

Acari i stadiumit është një kënaqësi, duke e krahasuar me udhëtimin drejt Skenderajt nga Prishtina.
Edhe pse këtu, sikur në rrugën që na përcolli, e kaluara kërkon që të dëgjohet.

Njeriu të cilin ata e quajnë babai i Kosovës moderne, lideri i UÇK-së, Adem Jashari, ishte vrarë në një betejë vetëm pak kilometra larg stadiumit “Bajram Aliu”.

Fotografia e tij është e varur në zyrën e presidentit brenda bunkerit të ftohtë – dikush edhe mund ta quajë një dhomë mbledhjesh – që Drenica i referohet si zyrë klubi.

Kulla e medieve në stadium është improvizuar në disa paleta druri, të gjitha të kalbura dhe të paqëndrueshme. Ka vend për tri kamera televizionesh.

Turma e vogël është e ndarë lehtësisht në dy grupe, ata që uleshin në ulëse në tarracën e fortë nga guri dhe ata që kishin marrë me vete kartonë për të mbështetur shpinën e tyre në pjesën e ftohtë. Askush nuk duket i kënaqur këtu.
Turmat tipike në Superligën e Kosovës mblidhen derisa ndeshja është duke u luajtur, meqë në pjesën e dytë askush nuk shqetësohet për t’i kontrolluar biletat në portat e hapura.

Rrugëtimi që Kosova bëri gjatë shkatërrimit nga Jugosllavia në këtë shekull është i shënuar me tmerre.
Disa emra dhe fraza më qëndrojnë në memorie nga edicionet e lajmeve. Prekazi është njëri prej tyre, ku duket se ka ndodhur diçka e madhe. Antagonisti i dramës ishte Slobodan Miloseviqi, një serb, krimet e të cilit ishin “spastrimi etnik i shqiptarëve”, një term që ende duket tepër vulgar.

Si një perceptim jashtë botës sime ishte Kosova dhe vuajtjet mes shqiptarëve dhe Millosheviqit – mes së mirës dhe së keqes, në kornizën binare që një fëmijë e përdor për t’i ndjerë gjërat morale – që u bë qendër e botës.
Që prej fillimit të viteve të 80-ta një pjesë e aparteidit social kishte ndarë Kosovën në gjysmë. Kultura shqiptare u vu në rrezik nga qeveria serbe, qasja në arsimim ishte ndaluar – siç ishte përdorimi i gjuhës shqipe dhe administrata civile u bë vetëm serbe. Vit pas viti kriza u bë më e rëndë, derisa lufta civile u bë e pashmangshme.

Futbolli ndryshon në të njëjtën mënyrë si jeta.
Në vitet problematike të të tetëdhjetave loja ishte përdorur si një mjet për të unifikuar rezistencën shqiptare, në vitet e nëntëdhjeta ishte e paligjshme në mesin e shqiptarëve, me shtypje të vazhdueshme të dhunshme për ata që nuk bindeshin. Futbolli u bë skajshmërisht i politizuar dhe të luajturit u transformua në një akt rebelizmi, një demonstrim armiqësor i kundërshtimit të gjendjes ekzistuese.

“Zyrtarët e ligës zakonisht rriheshin dhe arrestoheshin”
Prishtina humbi titullin pas edicionit të parë të ligës së re. Në vitin 1993 shkoi te KF Trepça nga komuniteti i minatorëve në Mitrovicë. Ishte e zakonshme që këto dy skuadra të luftonin për titull, meqë kishin qenë ekipet e vetme kosovare që kanë luajtur në kategorinë e parë jugosllave.

“Në dy vitet e para pas 1991-s njerëzit thjesht luanin futboll që të mbijetonte”, thotë Bajram Shala, zyrtar nga FFK-ja.

“Por, pas një ose dy vjetësh, si një çdo ligë dhe në çdo sport, rivalitetet e vërteta filluan mes klubeve dhe investitorëve. Edhe pse klubet ishin në kushte tërësisht të papranueshme, ata filluan të kishin rivalitete. Presioni shkonte te sponsorët që të investonin më shumë para, për të marrë lojtarë më të mirë. Nuk kishte një gjë të tillë si transferimet ndërkombëtare, situata ishte tejet e keqe për këtë. Kushtet ishin të pamundura, por prapëseprapë njerëzit jepnin para për të bërë skuadrat më të mira. Kjo është ajo që u bën futbolli njerëzve.

Liga e Pavarur e Kosovës zgjati deri në vitin 1997, kur u pezullua për shkak të shpërthimit të luftës. FC Prishtina ishte kampionia e fundit duke e mbrojtur titullin nga viti paraprak. Drenica, duke luajtur në zemër të rezistencës shqiptare dhe vendi ku do të fillonte lufta disa muaj më vonë, mbeti në fund dhe ra nga kategoria.
“I gjithë triku ishte që të mos kapeshim”, thotë Ismet Munishi.
“Sapo të kapnin ishe i mbaruar”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat