Polonia, shteti i parë që do ta nis futbollin me praninë e tifozëve

Futboll

Polonia, shteti i parë që do ta nis futbollin me praninë e tifozëve

Më: 29 maj 2020 Në ora: 14:03
Polonia, shteti i parë që do ta nis futbollin me praninë e tifozëve

Polonia do të jetë vendi i parë në Evropë që do t’i lejojë tifozët në stadiumet e futbollit, pas rikthimit të kampionateve.

Lajmin e ka bërë publik kryeministri polak, Mateusz Moravieski.

Sipas tij, tifozët do të mund të hyjnë në stadiume prej 19 qershorit.

Superliga e Polonisë është rikthyer, ndërsa nga 19 qershori dyert e stadiumeve do të hapen edhe për tifozët.

“Federata e Futbollit të Polonisë dhe Premierliga kanë zgjedhur 19 qershorin, kështu që do të jetë e mundur të përgatisin gjithçka sipas procedurave”, ka deklaruar Morawiecki.

Një vend tjetër që ka vendosur t’i hap dyert e stadiumeve është Rusia, por ajo do ta bëjë nga 21 qershori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat