Futbolli italian rinis me Juventus-Milan! - Bota Sot
Futbolli italian rinis me Juventus-Milan!

Futboll

Futbolli italian rinis me Juventus-Milan!

Më: 29 maj 2020 Në ora: 17:12
Futbolli italian rinis me Juventus-Milan!

Futbolli italian do të rinisë nga Kupa e Italisë. Një zgjidhje kjo që u pëlqye sidomos nga ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, duke qenë se ndeshjet do të transmetohen falas nga RAI (televizioni publik italian).

Një vendim që ka ngjallur polemika dhe reagime nga tri nga katër klubet e përfshira në këtë kompeticion (Inter, Juventus, Milan). Por, gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka kthim mbrapa.

Kështu, gjysmëfinalet e kthimit të kompeticionit do të zhvillohen në datat 13 dhe 14 qershor. Të shtunën e 13 qershorit do të jetë radha e Juventus-Milan që do të rihapë zyrtarisht Serie A në “Allianz Stadium” pa tifozë, në orën 20:45, ndërsa të dielën po në të njëjtin orar në “San Paolo” do të luhet Napoli-Inter.

Ndeshjet e parë kanë përfunduar 1-1 (Milan-Juventus) dhe 0-1 (Inter-Napoli). Në rast se Interi do të kalonte në finale e 17 qershorit, atëherë ndeshja e parë e kampionatit për zikaltërit, ajo për t’u rikuperuar ndaj Sampdorias, do të zhvillohej të dielën e 21 qershorit dhe jo të shtunën (20 qershor).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat