Bayerni me ofertë të fundit për Sane, City i kundërpërgjigjet

Futboll

Bayerni me ofertë të fundit për Sane, City i kundërpërgjigjet

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 22:05
Lorey Sane

Manchester City po mendon që të rinegociojë me Bayern Munchen për Lorey Sane. Klubi gjerman e do në Bundesliga dhe ka patur diskutime prej kohësh për talentin. Lojtari dëshiron të largohet drejt klubit gjerman, pasi është mërzitur në Premier League.

Kampionët në fuqi të Anglisë duan rreth 70 milionë euro për sulmuesin e tyre, por nuk pranohet nga Bayerni. Bavarezët nuk duan të paguajnë më shumë se 40 milionë euro për futbollistin që i skadon kontrata në verën e 2021.

Ata duan të shfrytëzojnë krizën e COVID-19 dhe situatën e rënduar ekonomike të klubeve për të ulur vlerën e kartonit.

City nga krahu tjetër nuk është kundër shitjes, pasi mendojnë se mund ta humbasin për një çmim më të ulët dhe nuk kanë siguri në formën e lojtarit pas dëmtimit të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat