Ofertë apo thumbim?!

Futboll

Ofertë apo thumbim?!

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:49
Ofertë apo thumbim?!

Real Madridi po rindërton stadiumin e tij “Santiago Bernabeu”. Drejtuesit spanjollë kanë bërë me dije që do të luajnë ndeshjet e mbetura në kompleksin stërvitor “Alfredo di Stefano”.

Ekipi i teknikut Zidane ka marrë një propozim mjaft të bukur nga rivalët e tyre. Atletico Madridi u ka ofruar stadiumin “Wanda Metropolitana” për të luajtur ndeshjet e mbetura.

Një ofertë e tillë është refuzuar direkt nga drejtusit e Realit, pasi nuk duan të luajnë në strofkullën e rivalëve. Oferta e presidentit të Atleticos, Enrique Cerezo, nuk u pranua nga “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat