Cavani gjithnjë e më afër Romës

Futboll

Cavani gjithnjë e më afër Romës

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 00:59
Edinson Cavani

Edinson Cavani është gjithnjë e më afër transferimit te skuadra e Romës.

Ylli nga Uruguai, Edinson Cavani, tashmë lojtar i lirë, është duke kërkuar për një skuadër të re, pasi kontrata e tij me PSG ka skaduar.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Cavani është afër të arrijë marrëveshje me skuadrën e Romës.

33 vjeçari nuk është një lojtar i huaj në Serie A, pasi më parë ka luajtur edhe me skuadra si Palermo e Napoli.

Disa zëra të tjerë e lidhin Cavanin me skuadra si Newcastle United e Inter, apo edhe MLS, por Roma shihet favorite.

Nuk dihet akoma se për çfarë kontrate bëhet fjalë sa i përket gjatësisë, apo edhe fitimeve që lojtari do të ketë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat