Përfundon 45 minutëshi i parë në “San Siro”, mësoni rezultatin në derbin Milan – Juventus - Bota Sot
Përfundon 45 minutëshi i parë në “San Siro”, mësoni rezultatin në derbin Milan – Juventus

Futboll

Përfundon 45 minutëshi i parë në “San Siro”, mësoni rezultatin në derbin Milan – Juventus

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 22:56
Milan – Juventus

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e derbit italian, Milan – Juventus.

Fatkeqësisht për tifozët, ky fraksion përfundoi ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0.

Të dyja skuadrat u angazhuan maksimalisht për ta gjetur rrugën e rrjetës, por s’e arritën dot.

Gjithsesi, premisat janë që 45 minutëshi i dytë të jetë më atraktiv, sidomos për vendasit, për të cilët pikët janë të nevojshme tejmase.

Kuptohet, këtu duke mos minimizuar as synimet e Juventusit për titull, që duke parë largësinë dhe diferencën e Interit si dhe dështimin e sontëm të Lazios në udhëtim te Lecce, mund të frymojnë më lirshëm.

HT Milan – Juventus 0-0

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat