E çuditshme, Sejdiu: Presidenti më shkarkoi sepse nuk mendoja si ai

Futboll

E çuditshme, Sejdiu: Presidenti më shkarkoi sepse nuk mendoja si ai

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:07
E çuditshme, Sejdiu: Presidenti më shkarkoi sepse nuk mendoja si ai

Gani Sejdiu është një ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit e Kosovës.

“Timonieri” nga Mitrovica, i cili i ka fituar dy tituj kampion në Kosovë, me Trepçën në edicionin 2009-2010 dhe me Feronikelin 2014-2015, e ka zbuluar një fakt interesant që i ka ndodhur në karrierë.

Sejdiu në karrierën e tij e ka drejtuar edhe Ballkanin, Trepçën ’89 dhe Drenicën.

Ai në një prononcim në “Radio Prishtina” ka thënë se presidentët e klubeve kosovare nuk janë edhe aq të durueshëm me trajnerët, teksa ka zbuluar se si është shkarkuar në një rast.

“Vetëm se në një ndeshje nuk e kam përfillur kërkesën e presidentit që të prononcohem në media sikurse është prononcuar ai, për një takim që ishim dëmtuar nga gjyqtarët, më shkarkoi nga detyra. Unë deklarova se jam trajner dhe prononcohem vetëm për ndeshje. Gabimi dihet se është bërë dhe e shohin të gjithë. Unë nuk bie në atë nivel, por më pas u shkarkova”, ka thënë Gani Sejdiu.

Sejdiou në këtë edicion e ka drejtuar Drenicën, derisa pak javë më parë ka dhënë dorëheqje nga ky ekip.

Ai nuk zbuloi se në cilën skuadër i ka ndodhur një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat