Zidane: Jemi në garë për fitimin e titullit

Futboll

Zidane: Jemi në garë për fitimin e titullit

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:35
Zidane: Jemi në garë për fitimin e titullit

Alaves është kundërshtari i radhës për Real Madrid (sonte, 22:00), që po marshon drejt titullit kampion. Katër ndeshje kanë mbetur deri në fund dhe ekipit të Zinedine Zidane i nevojiten tre triumfe për të fituar La Liga.

Trajneri francez ka folur për sajtin e klubit rreth duelit të radhës kundër ekipit që po lufton për të mos rënë nga kategoria dhe gjendjes së Realit. “Akoma nuk kemi fituar asgjë, por duam të vazhdojmë me fitore. Kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe secilën prej tyre duhet ta konsiderojmë si një finale.

Jam lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra! Ndeshja me Alaves është shumë e komplikuar.

Jemi në garë për fitimin e titullit dhe duam ta mbyllim sezonin në vend të parë. Kalendari? Nuk e kemi ne në dorë, duhet të jemi gati për duelet e fundit“, deklaron Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat