Duka: U gëzova shumë kur mësova lajmin se Biasi do të nisë një aventurë të re - Bota Sot
Duka: U gëzova shumë kur mësova lajmin se Biasi do të nisë një aventurë të re

Futboll

Duka: U gëzova shumë kur mësova lajmin se Biasi do të nisë një aventurë të re

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:05
Duka:“U gëzova shumë kur mësova lajmin se Biasi do të nisë një aventurë të re

I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka e ka uruar trajnerin Gianni De Biasin për marrjen e drejtimit të Azerbajxhanit.

Trajneri italian që shkroi historinë duke e dërguar Kombëtaren shqiptare në “Euro 2016” do të nis aventurë të re me Azerbajxhanin.

Ndërkaq, Duka i ka uruar suksese De Biasit duke thënë se ai gjithmonë do ta ketë një vend special në historinë e futbollit shqiptar.

Postimi i plotë i Dukës:

“U gëzova shumë kur mësova lajmin se Gianni De Biasi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit. Dua t’i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares ë në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndihem mirë që De Biazi ka qenë një pjesë e rëndësishme e atij rrugëtimi historik, që kulmoi me pjesëmarrjen e Kombëtares kuqezi në finalet e EURO 2016. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ndarja e rrugëve tona, dua ta siguroj se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e FSHF-së dhe përfaqësueses shqiptare. Shpresoj dhe uroj që De Biazi të shijojë sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të re!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat