Conte kërkesë drejtuesve të Interit - Bota Sot
Conte kërkesë drejtuesve të Interit

Futboll

Conte kërkesë drejtuesve të Interit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:09
Conte kërkesë drejtuesve të Interit

Reparti i mesfushës vazhdon të mbetet ai me më së shumti nevojë për t’u përforcuar tek Inter, gjithnjë sipas Antonio Conte.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Conte i ka bërë të ditur krerëve të klubit se dëshiron transferimin e N’Golo Kante.

Trajneri beson se lojtari ka edhe eksperiencën e duhur, pasi sipas tij, është pikërisht eksperienca ajo që po i mungon skuadrës.

Conte e sheh 29 vjeçarin si njeriun e duhur për mesfushën. Francezi nuk është më i paprekshëm në formacionin e Frank Lampard dhe mund të largohet drejt ‘Zikaltërve’.

Kante dhe Conte kanë punuar me njëri tjetrin edhe te Chelsea. Mesfushori ka luajtur 89 herë nën urdhrat e trajnerit italian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat