Dita e derbit Drita – Gjilani

Futboll

Dita e derbit Drita – Gjilani

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:18
Dita e derbit Drita – Gjilani

Është publikuar orari i javës së 31-të në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Derbi i kësaj javë është ai i qytetit të Gjilanit, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Ky derbi do të zhvillohet të shtunën me fillim të orës 17:00.

Po ashtu po në të njëjtën ditë dhe orë do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera.

Gjithashtu, të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Ballkanit dhe FC Prishtinës.

Kjo javë do të definojë shumë gjëra, pasi do të përballet katërshja e tabelës, të cilat janë në garë për titull të kampionit.

Orari i plotë i xhiros së 31-të:

E shtune, 17:00

Drenica – Vushtrria

Ferizaji – Dukagjini

Trepcëa ’89 – Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Ballkani – Prishtina

Drita – Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat