Brozovic bën skandal në një spital të Milanos, mjekët thërrasin policinë

Futboll

Brozovic bën skandal në një spital të Milanos, mjekët thërrasin policinë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 07:02
Marcelo Brozovic

Këto janë veçanërisht ditë të ngarkuara për Marcelo Brozovic. Pasi pati probleme në testin e alkoolit si shofer, mesfushori zikaltër kaloi një natë të përafërt sherri e zhurme në spitalin “San Carlo” të Milanos, ku mjekët u detyruan të kërkojnë ndërhyrjen e forcave të rendit. Por le të shohim se çfarë ndodhi.

Sipas informacioneve, Brozovic shpërtheu dhomën e urgjencës, ku pretendoi se kishte një mik, i cili ishte plagosur lehtë në këmbë. Fjala është për një kroat 42-vjeçar, të cilin donte ta vizitonte, por nuk e lejonin rregullat përkatëse. Ylli i Interit shpërtheu ndaj bluzave të bardha. Pasi u përpoqën ta qetësonin, ngaqë konstatuan se ishte paksa i dehur, punonjësit mjekësorë të spitalit telefonuan karabinierët.

Por as ardhja e tyre menjëherë nuk e qetësoi kroatin. Vetëm kur iu bë e qartë se duhej të qetësohej patjetër, sepse sjellja e tij po bëhej e tepërt dhe do të rrezikonte pasoja kriminale, nëse vazhdonte ashtu, Brozovic erdhi në vete, duke e mbyllur aferën me kërkim falje të përzemërta për pacientët dhe mjekët.

Ky ishte skandali i tij i radhës, sepse më 13 korrik, kroati ishte ndaluar nga patrulla e policisë në orën 2 të mëngjesit në rrugët e Milanos. Duke qenë se në testin e alkoolit rezultoi me nivel më të lartë se sa kufiri i lejuar, iu hoq patenta. Sipas “Corriere dello Sport”, Interi vendosi ta gjobiste me 100 mijë euro futbollistin për këtë shkelje të rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat