Llapi nuk ndalet me përforcime 

Futboll

Llapi nuk ndalet me përforcime 

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:13
Llapi nuk ndalet me përforcime 

Llapi nuk ndalet me përforcime. Llapjanët përforcohen me futbollistin Ardit Peposhi.

“Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi.
Peposhi, i gjatë 1.85 m, mbrojtës i krahut të majtë ka zhvilluar 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis. 

Peposhi ka firmosur kontratën dhe prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do i bashkangjitet skuadrës në fazën përgaditore për edicionin e ri”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat