Në Zagreb gjykohen disa kroatë që e tmerruan Serbinë!

Futboll

Në Zagreb gjykohen disa kroatë që e tmerruan Serbinë!

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:46
Në Zagreb dalin para gjykatës kroatët që e tmerruan Serbinë!

Në Kroaci paraqiten në gjykatë disa tifozë të zjarrtë të Dinamos së Zagrebit, për shkak se para një kohe kanë shkruar në pankartë në gjuhën kroate: “Do t’i q... gratë dhe fëmijët serbë”.

L.J., anëtar i BBB, i cili doli para gjykatës, ka thënë mes të tjerash:  ‘Unë e shkrova atë. Isha në ndikimin e alkoolit. Më vjen keq'. E bëra në një Flamur. Unë e di se është një shenjë e NDH-së, por nuk e di nëse kjo gjuhë e këtij simboli është e dënueshme.

E gjitha ka ndodhur për shkak që kam përdorur sasi të madhe të alkoolit. Nuk e di pse e shkrova”.  Prokuroria kërkon dënimin 14 muaj me gusht por 6 muaj t’i mbajë.

Kjo ngjarje ka ndodhur me 11 qershor të këtij viti, kur grupi Bad Blue Boys shpalosi një pankartë: "Ne do t’i q... gratë dhe fëmijë serbë", në tarracën e restorantit në rrugën Kustoshijanska. Për të pandehurit e tjerë, K.S., B.ZH., J.G., D.Ç. dhe T.SH., prokuroria kërkon dënim 5 muaj burg me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat