Rregulla të rrepta

Futboll

Rregulla të rrepta

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:03
Rregulla të rrepta

UEFA ka njoftuar protokollin e sigurisë, me të cilin do të luhet “Final Eight” e Ligës së Kampionëve në Lisbonë. Janë rregulla, që duhet të respektohet rreptësisht nga të gjithë për t’i ruajtur ndeshjet pa raste pozitive të koronavirusit dhe për të siguruar që futbolli të luhet normalisht.

Laboratori “SYNLAB” do të jetë përgjegjës për testimin e lojtarëve. I gjithë stafi i secilit klub dhe ata që do të hyjnë në stadiume do t’i nënshtrohen një PCR (tamponit) para ndeshjeve. Vetëm ata që kanë autorizim, pasi të jenë regjistruar negativë në tamponët e tyre, mund të hyjnë në stadiume. Gjithashtu, dy ditë para mbërritjes në Lisbonë, të gjithë udhëtarët duhet të çertifikojnë pranë organit përkatës europian se nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Një aspekt tjetër i protokollit të UEFA është ndalimi i zonave të zakonshme në stadiume. Me fjalë të tjera, saunat ose xhakuzi nuk mund të përdoren. Po kështu, kërkohet që shishet me ujë ose pije të ndryshme të jenë për përdorim individual. Organi kompetent, nga ana e tij, flet për rregullore të tjera themelore, siç janë distanca e sigurisë në stol, dezinfektimi i topave apo eleminimi i përdorimit të zonave të përziera për të gjitha mediat.

Për të siguruar që kompeticioni të mund të përfundojë dhe të ketë një kampion të ri europian, UEFA kërkon që ndeshjet të luhen për aq kohë sa të jenë në dispozicion minimumi 13 futbollistë të listës A. Madje, do të lejojë ardhjen e lojtarëve të tjerë, për sa kohë që ata janë të regjistruar në federatën e tyre kombëtare. Fjala vjen, lojtarë si Martin Braithwaite mund të kishte hapësirë, nëse Barça pëson ndonjë sulm nga Covid-19. Sigurisht, UEFA rezervon mundësinë e shtyrjes së ndeshjeve nëse skuadrat përfshihen nga disa raste pozitive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat