Shkupi me disa ndryshime para ndeshjes me Shkëndijen

Futboll

Shkupi me disa ndryshime para ndeshjes me Shkëndijen

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:16
Shkupi me disa ndryshime para ndeshjes me Shkëndijen

Skuadra e futbollit Shkupi njofton opinionin sportiv në lidhje para ndeshjes derbi me Shkëndijen nga Tetova.

"Njoftojmë të gjitha mediat se fillimi i sezonit futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut do të fillojë me disa ndryshime edhe në sferën e informit gjatë ndeshjeve.

Shkaku i pandemisë së COVID-19 edhe FFM ka sjellë një protokoll të ri për ata të cilët do të mundë të jenë pjesëmarrës në stadium gjatë ndeshjeve kampionale. Sipas protokollit në ulëset e gazetarëve do të lejohen vetëm gjashtë (6 ) gazetar dhe dy (2) fotoreporterë.

Andaj të gjithë ata të cilët do të jenë të interesuar që të marrin pjesë në ndeshjen e javës së parë FC Shkupi – KF Shkëndija (09.08.2020 ora 17:30) dhe në ndershjet tjera të sezonit, duhet të dërgojnë deklaratë me shkrim që marrin përgjegjësi se nuk është:

I infektuar me COVID-19

Nuk ka pasur simptome

Dhe nuk ka qenë në kontakt me persona të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 ose të cilët kanë qenë në vetizolim", njofton KF Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat