Anjeli: Kemi një objektiv

Futboll

Anjeli: Kemi një objektiv

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:20
Anjeli: Kemi një objektiv

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, presidenti Andrea Anjeli flet për një bilanc jo shumë të ëmbël, siç kishte pretenduar në fillim të sezonit:

“Mund të them se ishte një vit jo shumë i ëmbël për ne, pas një sezoni shumë të vështirë. Me titullin e nëntë radhazi shkruam një faqe fantastike të futbollit me Mauricio Sarrin, që ka ardhur nga kategoritë më të ulëta, deri në majën e futbollit italian. Por ky eliminim nga Champions-i është zhgënjyes për ne, për futbollistët dhe pa dyshim për tifozët.

Nëse deri pak minuta më parë kishim një ëndërr, tani kemi një objektiv që është dhe mbetet Liga e Kampioneve.

Të dalësh në këtë mënyrë nga turneu të dhemb, prandaj do të marrim disa ditë kohë për të reflektuar dhe për të bërë një analizë totale të situatën”, – shprehet Anjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat