I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:02
Kroos

Real Madrid u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Mançester Siti, pasi humbi edhe ndeshjen e dytë në Angli 2-1. Vendimtare në eliminimin e spanjollëve ishin dy gafa në prapavijë nga ana e mbrojtësit Rafel Varan.

Në lidhje me këtë eliminim nuk e ka fshehur zhgënjimin mesfushori i Realit,

Toni Kros. Në një prononcim për “Goal”, Kros tha: “ Dua të fitoj çdo titull të mundshëm. Në këtë moment jam shumë i zhgënjyer. Tani dua të shkoj me pushime. Me shumë mundësi nuk do e shikoj pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve”, përfundoi Kros.

Real Madrid fitoi La Ligën dhe nuk mund të quhet plotësisht një sezon i dështuar për ekipin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat