Bayerni demolon Chelseat, Barcelona Napolin! Ja kush më kë takohet në çerekfinale 

Futboll

Bayerni demolon Chelseat, Barcelona Napolin! Ja kush më kë takohet në çerekfinale 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:23
Bayerni feston

(E plotësuar) - Bayern Munihu dhe Barcelona kualifikohen në çerekfinale të Champions League në futboll.  

Në çerekfinale do të takohen:  RB Leipzig-Atletico Madrid, Atalanta-PSG, Manchester City-Lyon dhe Barcelona-Bayerni.
Barcelona me lehtësi e gjunjëzoi me rezultat 3:1 skuadrën italiane Napoli, në ndeshje e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”.   

Ndeshja e parë me Napolin ka përfunduar 1:1 dhe Barcelona me rezultat të përgjithshëm 4:2 kualifikohet më tutje.

Image

Në minutën e 10-të, Clement Lenglet kaloi në epërsi katalunasit. Duhet veçuar golin në minutën e 23-të,  kur Lionel Messi në stilin e skiatorit bëri sllallom në 16-sh dhe me goditje të saktë e në këndin e  djathtë thellon epërsinë në 2:0. 

Image

Në minutën e 45+1, Luis Suarez ka qenë i saktë nga penalltia dhe 3:0. Pas kësaj, penallti u akordua edhe për Napolin dhe Lorenzo Insigne shënon për 3:1. Barcelona pa problem siguron vizën për më tej. 

Image

Bayerni nga Munihu  e demoloi me rezultat 4:1 Chelsean, duke kaluar në çerekfinale. 
Bavarezët ia dolën me lehtësi ndaj skuadrës londineze, takim që u luajt në “Allianz Arena” në Munih. 
Polaku Robert Lewandowski e ka pasur mbrëmjen  e tij, duke realizuar dy herë. 
Për Bayernin shënuan Robert Lewandowski (10'-nga penalltia e 84'), Ivan Perishiç (24'), Corentin Tolisso (76') dhe për Chelseat Tammy Abraham (44'). 
Bayerni edhe në Londër ka fituar me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 7:1 eliminojnë Chelseat. 

Në çerekfinale do të takohen:
RB Leipzig-Atletico Madrid
Atalanta-PSG
Manchester City-Lyon
Barcelona-Bayerni

84' Robert Lewandowski shënon për 4:1

76' Corentin Tolisso thellon rezultatin 3:1 në favor të Bayernit.

Image

70' Barcelona dhe Bayerni drejt çerekfinales së madhe.

56' Napoli vetëm me barazim 3:3 shkon më tutje, çdo rezultat tjetër e dërgon në shtëpi.

55' Nuk ka ndryshim të rezultatit as në Barcelonë dhe as në Munih.

 Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para. 45+4, Napolin shënon dhe ngushton rezultatin në 3:1. Lorenzo Insigne ka qenë i saktë nga penalltia.
45' Barcelona shumë afër kualifikimit, thellon epërsinë me rezultat 3:0 kundër Napolit.  Luis Suarez shënon nga penalltia. 

44' Tammy Abraham Chelsea ngushton rezultatin në 2:1 falë golit të Tammy Abraham.

42' Bayerni pothuajse është i kualifikuar, ndërsa Napoli ka vështirësi të mëdha me Barcelonën.

35' Barcelona dhe Bayerni janë komode, me epërsi të mirë, 2:0.

24' Ivan Perishiç i jep qetësinë Bayernit, shënon për 2:0. 

23' Lionel Messi me dinakërinë e tij dyfishon epërsinë e Barcelonës. Messi ka bërë sllallom në mbrojtjen e rivalit dhe shënon gol të bukur. 

Image

22'  Ndeshje mjaft të mira si në Barcelonë si në Munih. Vendasit janë në epërsi.

11'' Barcelona në epërsi, 1:0. Autor i golit Clement Lenglet.

0' Bayerni kalon në epërsi ndaj Chelseat dhe pothuajse me një këmbë janë në çerekfinale të Champions League.  Robert Lewandowski shënon nga penalltia për rezultatin 1:0.

5' Nuk ka gola as në Campo Nou as në Allian Arena.

Fillojnë ndeshjet. Barcelona në Camp Nou kërkon fitore ndaj Napolit dhe të kualifikohet në çerekfinalen e Champions Leagoe. 

Ndërkaq, Bayerni është më komod, sepse ka shënuar fitore në Londër me 3:0 ndaj Chelseat, sonte e pret me qetësi sfidën. 

Napoli ka barazuar si vendas 1:1 me Barcelonën dhe sonte ka sfidë të vështirë.  

Dy sfida interesante dhe secila pritet të jetë më e fortë se tjetra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat