Sadriu titullar, katër gola në derbin e çmendur shqiptar në Maqedoni! Renova-Struga pa gola  - Bota Sot
Sadriu titullar, katër gola në derbin e çmendur shqiptar në Maqedoni! Renova-Struga pa gola 

Futboll

Sadriu titullar, katër gola në derbin e çmendur shqiptar në Maqedoni! Renova-Struga pa gola 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 19:24
Katër gola në derbin e çmendur shqiptar në Maqedoni! Renova-Struga pa gola 

Ndeshje e çmendur në stadiumin në Çair në mes Shkupit dhe Shkëndijes nga Tetova, e cila ka përfunduar baras (2:2), në kuadër të javës së parë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll.  

Mëkat që nuk ka pasur shikues derbi shqiptarë, në të cilën secila gol ka qenë më e bukur se tjetra dhe me përmbysje të rezultatit. Reprezentuesi i Kosovës, Leard Sadriu, është paraqitur titullar për Shkëndijen, duke treguar lojë shumë të mirë.

Siç dihet ndeshja u zhvillua pa shikues për shkak të rrezikut nga Covid 19. 
Shkupi udhëhoqi me rezultat 2:0 falë golave të futbollistit Dembo Darboe. Ai ka shënuar në minutën e 6-të dhe në të 44-tën. Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat, tre herë Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, shpërtheu me gola dhe barazon shifra (2:2). 

Në minutën e 60-të, Lupçe Doriev ngushton rezultatin, pesë minuta më vonë Valon Ahmedi shënon për 2:2. 
Në hapje ndanë pikët skuadrat shqiptare. 

Edhe derbi tjetër shqiptar mes Renovës nga Xhepçishti i Tetovës dhe Struga Trim &Lum përfundoi pa gola (0:0). Një pikë e madhe për struganët, ndërsa Renova me gjithë orvatjet u desh të kënaqet me barazim. 
Në javën e ardhshme Shkëndija e pret Struga Trim &Lum, ndërsa Shkupi Makedonija GP, kurse Renova luan në konak të Borecit nga Velesi.

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut
Renova-Struga Trim &Lum 0:0
Shkupi-Shkëndija 2:2
Makedonija GP-Rabotniçki 2:1
Pelisteri-Akademia Pandev 1:0
Bellasica-Sileksi 0:6
Vardari-Boreci 0:1

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat