Rodriguez ndërron skuadër, mbetet në Serie A

Futboll

Rodriguez ndërron skuadër, mbetet në Serie A

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:57
Ricardo Rodriguez

Mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez pritet të kompletojë transferimin te Torino gjatë 24 orëve të ardhshme, në një shumë afër tre milionë euro.

Sipas SportItalia, negociatat kanë arritur në një fazë finale duke ndjekur edhe takimet e ditës së sotme mes drejtuesve të skuadrave dhe agjentit të Rodriguez.

Torino është pajtuar të rrisë ofertën e tyre nga dy milionë euro në afër tre milionë.

Lojtari gjithashtu ka arritur marrëveshje personale dhe dëshiron të punojë me trajnerin Marco Giampalolo, me të cilin kaloi një periudhë të shkurtër te Milan.

Rodriguez kaloi muajt e fundit në huazim te PSV në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat