E rëndë, ky është vendimi i UEFA-së për kampionin e Kosovës - Bota Sot
E rëndë, ky është vendimi i UEFA-së për kampionin e Kosovës

Futboll

E rëndë, ky është vendimi i UEFA-së për kampionin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:39
E rëndë, ky është vendimi i UEFA-së për kampionin e Kosovës

Vendim i rëndë nga UEFA. Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, eliminohet nga garat e Champions League në futboll. 

Linfield nga Irlanda Veriore e fiton takimin në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Dritës.

Ndeshja nuk u zhvillua dje në Nyon të Zvicrës, pasi që dy lojtarë të Dritës rezultuan me virusin korona.

"Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se që shkalla e apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0!

Nje vendim i habitshëm nga një institucion siç është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë!

Arsyeja kryesore të këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tre ditë (14 fusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicrane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore!

Jemi thellesisht të indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv.

Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorëzojmë në duart e avokatëve për ti ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore”, thuhet nga FC Drita. Linfield do të takohet me Legia nga Varshava në rrethin e parë eliminator të Champions League, ndërsa Drita eliminohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat